Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Djali me aftësi të veçanta surprizohet në “Dua të të bej të lumtur”, nga miku që e njohu nëpërmjet radios

22:11 / June 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shoku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme historinë e Fatjonit, djalit nga Fieri i cili gjithë kohën ishte paragjykuar nga të tjerët.

Fatjoni në moshë të vogël kishte kaluar një temperaturë të lartë dhe fatkeqësisht kishte humbur shikimin. Në studio kishte ardhur miku i tij, Fatosi i cili rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar Fatjoni dhe familja.

Nga biseda që u zhvillua në studio, Fatosi tregoi se Fatjoni ishte paragjykuar për shkak të aftësisë së tij të veçantë duke e detyuar atë që të mbyllej në vetvete. Fatjoni për të shmangur paragjykimet kishte gjetur një mënyrë që të ndihej si gjithë të tjerët, radion, ‘vendin’ ku gjithëkush mund të jetë i lirë. Ishte pikërisht radioja dhe emisionet e saj të cilat kishin bërë të mundur që midis djemve të lindte një miqësi shumë e madhe.

Fatosi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë Fatjonit se ai nuk është vetëm, por edhe për t’i bërë një kërkesë të veçantë atij. “Fatjon të kam thirrur këtu për të të kërkuar që të bëhesh vëllai im!”.

fatjoni

Fatjoni tregoi se për të ka qenë dhe është shumë e vështirë që të lëvizë nëpër qytet pasi ka frikë se mos e paragjykojnë. Madje ai ndau me ne një moment në të cilin kishte refuzuar që të ndiqte një koncert të idhullit të tij, Eranda Libohovës, sepse kishte menduar se nuk do të ndihej mirë nga komentet e të tjerëve.

E ftuara surprizë për Fatjonin ishte këngëtarja e tij e preferuar, Eranda Libohova e cila rrëfeu se ai ishte një ndër fansat e saj më të mëdhenj, por nuk kishin mundur kurrë të takoheshin. “Fatjoni i njeh këngët e mia më mirë se unë, por kemi biseduar në telefon duke mos pasur mundësinë të takoheshim. Prandaj unë Fatjon të premtoj se menjëherë pas gjendjes në të cilën ndodhemi do vij të të takoj.”,- tha Eranda Libohova.

aftesi te vecanta djali tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.