Prokurori i Lucernit ka deklaruar se autoritetet janë në kërkim të një personi, identiti i të cilit ende nuk dihet, për faktin se ka humbur në tren një sasi të konsiderueshme ari. Ky person ka kohë deri në 5 vjet që të vërtetojë se kjo sasi ari i përket atij, njofton gazeta e kantonit këtë të shtunë, përcjell Tirananews.al
Në tetor të vitit 2019, një pako me shufra ari me vlerë 182,000 franga zvicerane (CHF) u sigurua në një tren nga St.Gallen në Lucern, thuhet në njoftimin zyrtar. Pavarësisht hetimeve të gjera, poseduesi i arit nuk është gjetur ende.
Duke qënë se ari nuk ka ende një pronar legal, kjo sasi u konfiskua nga Prokuroria Publike e Lucernit. Pretendimet për të justifikuar shufrat e arit mund të pohohen në prokurori brenda pesë vjetësh.
Në Tetor 2019, kur u gjetën shufrat, një kilogram ar ka kushtuar rreth 48,000 franga, që do të korrespondonte me rreth 3.8 kilogramë. Kohët e fundit, çmimi i arit ishte 53,000 CHF, kështu që pesha është rreth 3.4 kilogramë.
/Tirananews.al
