Dr.Glevin Dervishi/
Sapo është bërë publike marrëveshja e arritur mes Greqisë dhe Italisë për delimitimin e ZEE. Siç ishin pritshmëritë për fat të mirë ajo konfirmon vijën delimituese të Shelfit Kontinetal të marrëveshjes së vitit 1977 mes Greqisë dhe Italisë.
Ky është një precedent fantastik edhe për rastin e delimitmit tonë me Greqinë për peshën që duhet te ketë ishulli i Othonit në Shelf Kontinental dhe ZEE. Por kemi një risi të veçantë në këtë marrëveshje që është Neni 4 i saj, pasi në këtë rast janë dy vende anëtare të BE-së dhe sipas këtij Neni edhe pse dy vendet kanë ndarë ZEE, ata do të lejojnë që të peshkojnë përtej vijës së ZEE respektove, por pa hyrë ne ujrat territoriale ashtu siç e përcaktojnë regulloret e BE-së për vendet anëtare. Percaktimi i ZEE në kete rast ka vlere per faktin qe ndonëse vendet e BE mund te futen per peshkim ne ZEE repsektiv, sipas regulloreve te BE ketë të drejtë nuk mund ta ushtrojnë shtetet e tjera jo anëtare të BE në këtë ZEE.
Por ndarja e ZEE mes Greqisë dhe Italisë u mundëson të dy vendeve ushtrimin e të drejtave sovrane për elementet e tjerë si ndarja e zonës për përdorim te energjise eolike, kabllove të komunikimit nëndetar qe shtrihet nen det, kryerjes se kerkimeve shkencore dhe botes se gjalle. Keto element qe ndan kjo ZEE mes dy vendeve te BE-së ndryshe nga peshkimi, këto dy vende nuk mund te kryejnë aktivitet eksplorues kërkimor dhe shfrytezues pertej vijes delimituese te dakordesuar per ZEE ne këtë marrëveshje.
