Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mall bulevardi”- Basha nostalgjik, poston poezinë e Pandi Laços: Më sjell emocione të forta…

17:31 / June 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nostalgjik duket se e ka gjetur kjo e diel kreun e PD-së, Luzlim Bashën, ndërsa ka psotuar në llogarinë e tij në facebook një poezi të shkrimtarit, skenaristit dhe prezantuesit Pandi Laço.

“Mall bulevardi” titullohet poezia e skenarisit, i cili kujton me nostalgji Tiranë e dikurshme dhe kohët e rinisë komuniste.

“Kjo poezi e Pandi Laços më sjell emocione të forta… Faleminderit Pandi”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Kjo poezi e Pandi Laços më sjell emocione të forta…

Faleminderit Pandi

“Mall bulevardi”

“Ka qene dikur nje qytet…
Ne vend te zemres , “nje bulevard”
Nje bulevard ku mijera njerez…
Cdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?

Nga mijera fytyra qe kam njohur
Qindra mbaj mend, pak kam harruar
Valle sa prej tyre shperndare ne bote
“Mall bulevardi” i ka sharruar ?

Nga Vollga vinte nje muzike
“Sahati” e kishte si kolone zanore
Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte
Por historira me “dashnore”

“Me ka marre malli” per Bar Sahatin
Qe ta mbledh veten me nje konjak
Nje xhiro qejfi ne rimorkio
Nga Porcelani ne Kombinat

“Mall bulevardi” per nje rruge
Qe e pushtoj tek luaj “botash”
Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni
Ku gjunjet e brrylat, behen copash

“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte
Ai i qete e une “gjaknxehte”,
Une per “Beatles”, ai per “Stones”
Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte

Per nje rrugice , kam shume mall
Vec nje makine, kalonte rralle…
Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa
“Zukut” te druve, nje gerdalle

“Mall bulevardi” per nje tren
Qe gjithmone vonohet, po prape e pres
Te kap nje vend qe nga dritarja
Ne ecje e siper , ne plazh te zbres

“Me ka marre malli” per te dielen
Qe radioposta te me zgjoje
Nje film shqiptar , plot me batuta
“Pune e komisarit , ishte loje!”

Te pres me ankth, “me ka marre malli”
Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu
S’ka gje po humbem kampionatin…
Mjafton qe sot tu japim “dru”

“Me ka marre malli” per nje teater
Per dy bileta gjetur me mik
Per nje artist qe nuk jeton me
Per pakez Breht, pakez Shekspir

Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh
Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja
Edhe kur mbesja per nje dore kripe
Ne mes te nates mund ta zgjoja

“Me ka marre malli” per nje top te shpuar…
Qe shpesh na ngecte ne tarrace
Nje kanatiere e bardhe pa menge
Me boje kepuce, numrin “shtate”

“Me ka marre malli” qe “te gjuaj”
E “ti bej naften” nje dite mesimi
Te bej nje xhiro nga gjimnazet
Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”

“Me ka marre malli” per nje vajze..
Diku ka humbur neper bote
Ndoshta se njoh ,kur ta takoj,
Per te kam ruajtur nje pikez lot…

“Me ka marre malli” per nje kitare
Dore me dore, pak e stonuar
Kur kthehej prape, ajo ishte care
Te gjithe e donin, ish e bekuar

“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter
shtynte ngadale nje karroce dore
Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit
Megjithese therret …”Akullore”

“Me ka marre malli” te mbyll xhiron
Nga hotel “Peza” te Universiteti
Do me bjene kembet, kot do ti lodh,
S’do gjej fytyra te ketij qyteti …

Pandi Laço

ad80f0ab e3c0 48e0 a300 fbee564febb4

Mall bulevardi Pandi Laço
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.