Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku po shqyrtohet figura e saj për të vijuar detyrën.
ILDKP tha se ajo nuk ka pobleme me pasurinë apo konflikte interesi në detyrë, por znj. Hajdari e fundosën të dhënat e DSIK. Ky i fundit bëri të ditur se ajo ka fshehur revokimin e vizës në SHBA dhe sipas DSIK nuk është e përshtatshme për t vijuar detyrën.
Por vetë Hajdari i qëndron deklarimeve të saj duke hedhur poshtë këtë konstatim të DSIK. Ajo tha se nuk i është ndaluar hyrja në vendet e BE dhe të NATO-s.