Koronavirusi i ka ndarë njerëzit nga të dashurit e tyre për muaj me radhë, e me sa duket ky distancim do të vijojë ende, të paktën deri sa të ketë një zgjidhje që do t’i japë fund pandemisë.
Ky është momenti kur të afërmit përqafojnë njëri-tjetrin përmes një “perdeje plastike transparente” në një shtëpi pleqsh në Sao Paulo, Brazil, në mesin e pandemisë së koronavirusit.
Brazili ka kaluar Britaninë, duke u renditur i dyti për numrin e lartë të vdekjeve nga COVID-19. Të dielën Brazili kishte rreth 43 mijë viktima. Në krye të listës renditen Shtetet e Bashkuara, mbi 115 mijë viktima. Universiteti Johns Hopkins raporton se numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën po shkon drejt shifrës: 8 milionë


