Një 9 vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Moçan të Korçës.
Sipas inofrmacioneve të Policisë, i mituri me inicialet M.A duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
