Një aksident është raportuar në aksin rrugor Fier-Seman në vendin e quajtur ”Hoxhare e Vjetër”, ku një makinë është përplasur me një mjet bujqësor.
Nga përplasja, automjeti ka rënë i përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Banorët e zonës kane ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjeti.
Në të udhetonin tre persona të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
