Shifrat e të prekurve me koronavirus vijojnë të rriten frikshëm teksa 82 raste të reja ditore janë konfirmuar në Shqipëri me COVID-19. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend që nga fillimi i pandemisë. Numri i te prekurve shkon ne 1672.
Një ditë më parë u shënuan 69 raste ndërsa zyrtarët bën të ditur se janë shkelur rregullat dhe është ulur vigjilenca.
Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh se numri rekord i të infektuarve në vendin tonë në ditët e fundit ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve nga baret, restorantet dhe biznese të tjera, pasi qytetarët e ulën vigjilencën. Ajo u shpreh se në terren për kontrolle për të monitoruar janë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, i Punës dhe Task Forcën e Kryeministrisë.
