Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KQZ voton unanimisht (5-0)/ Kryebashkiaku i Matit konfirmohet në detyrë, rrëzohen pretendimet e PD-së

12:15 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592300528 kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Unanimisht, me 5 vota pro, KQZ ka vendosur që Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, duke e konfirmuar kështu në detyrë.

Ajo që vihet re është se edhe kreu i KQZ, Klement Zguri, figurë e cila vjen nga e djathta,  ka shprehur votën e tij PRO vazhdimit të mandatit të kryebashkiakut të Matit.

Sipas KQZ, Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton që nuk ka asnjë pengesë për të vijuar punën.

Debati në KQZ:

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji: Në 2019 dorëzoi formularin e vetëdeklarimit dhe KQZ vendosi njoftimin për vijimin e procedurave se nuk ndodhet në kushtet e ndalimit. Prokuroria e përgjithshme pas kërkesës së PD-së, theksoi se nuk ka asnjë masë tjetër vec atyre të deklaruara. Në lidhje me pretendimin e PD-së se kryetari i bashkisë Mat është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, kQZ duke qenë se nuk ndodhet para asnjë prove të re, ndodhet para një gjeje të gjykuar. Pra ky është subjekt që gjykohet për të dytën herë. Këtë person e kemi hetuar dhe gjykuar dy herë, kur ka qenë nëpunës i thjeshtë në 2016 kur ka qenë punonjës i OSHEE-së dhe prokuroria ka thënë nuk është në kushtet e ndalimit të funksionit. Edhe tani, që është kryetar bashkie, gjykohet nga e njëjta prokurori dhe rezultatet janë të njëjta. Zoti Malaj nuk duhet të diskutohet më. Të
shterohen të gjitha akuzat e pabaza, pra mos lihet e hapur, mbylleni këtë si procedurë.

Denar Biba: Kërkesa të tilla mund të vijnë në mënyrë të vazhdueshme prokurorisë dhe duke qenë se mes dy kërkesave mund të kenë ndodhur veprimtari të ndryshme por nuk mund të merren 15 vendime për një subjekt, pa parë vlefshmërinë e vendimit të parë, që këtij zotërisë i lejoi kandidimin dhe ai u zgjodh.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.