Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës, që i dha të drejtë kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dënoi për shpifje ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se prioriteti numër një i Partisë Demokratike është “Shpif shpif se diçka mbetet!”.
MESAZHI I RAMËS
Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi:
Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s'kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi: pic.twitter.com/bSxC5RETNm
— Edi Rama (@ediramaal) June 16, 2020
