Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

COVID-19/ Rama: Nuk do të lejojmë më grumbullimet masive, bizneset dhe qytetarët do penalizohen nëse nuk zbatojnë masat

16:04 / June 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur për tre ndalime, që në fakt janë të vendosura prej kohësh nga qeveria në kuadër të masave kundër përhapjes së COVID-19 por që janë theksuar dhe njëherë prej tij sot. Rama tha se nuk do të lejohet asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik, më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet.

Po kështu ai ka paralajmëruar edhe bizneset dhe qytetarët se nëse nuk zbatojnë masat do të penalizohen.

“Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe ministren e shëndetësisë:

1. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik. Ju them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk është diskutuar ndonjëherë por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do lejohen më. Policia e Shtetit duhet dhe do bëjë detyrën pa asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrin e lejuar do të penalizohet drejtpërdrejt individualisht.

2. Bizneset që nuk do të respektojnë protokollet nuk do tolerohen më. Përveç gjobave rrezikojnë dhe heqjen e lirisë nëse kapen duke shkelur protokollet.

3. Qytetarët do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësira të përbashkëta. Kështu nuk vazhdohet më tutje”, deklaroi Rama

COVID-19 tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.