Pasditen e sotme është mbledhur sërish online Komisioni për Ekonominë dhe Financat. Deputetë, kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi, gjithashtu dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi janë mbledhur online për të diskutuar miratimin e punimeve të grupit dhe për dekretin e kthyer për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen që në nisje të seancës ka qënë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Deputetja mesa duket ka qënë me nxitim për të marrë pjesë në Komision, dhe nuk ka pasur kohë që të kontrollojë pamjen e saj të jashtme.
Në fillim të mbledhjes, duke përfituar nga kamera e kompjuterit, Gjylameti i ka hedhur një sy pamjes së jashtme, duke rregulluar me nge flokët e saj.
Pasi mbaroi punë me kurimin e pamjes së jashtme, Gjylameti ktheu vëmendjen në çfarë po diskutohej në Komision, ndërsa Ekonomi po bënte hyrjen për agjendën e Komisionit.