Rastet me Covid në vendin tonë sa vijnë e shtohen, teksa ditët e fundit ka pasur edhe vdekje. Mësohet se para 3 orësh ka ndërruar jetë një person tek Infektivi, një grua 58-vjeçare.
Ndërkohë ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një njoftimi thotë se gruaja ka humbur jetën nga tumori, dhe ishte asimptomatike.
58-vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe semundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shendetesise sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjecare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.
58 vjecarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe semundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension.
