Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bëjnë njëri-tjetrin për spital, dy të arrestuar pas sherrit në Bulqizë

08:30 / June 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim me shpine dhe para kom 31431
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës bën të ditur se dy persona janë arrestuar pasi janë konfliktuar me mjete të forta e prerëse me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pishat” ku efektivët janë lajmëruar se ka pasur konflikt mes disa personave. Njëri ka goditur tjetrin me thikë, ndërsa ai i është përgjigjur duke e goditur me një dërrasë e duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Ndërkaq, një tjetër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

NJOFTIMI I PLOTE

Bulqizë / Mat

U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas.

Ndërkoh nga Policia e Matit është kapur dhe ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”

Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke shaktuar dëmtime të lehta. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat, pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

bulqize Sherri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.