Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si e zbuloi tradhtinë bashkëshortore, detektivja private: E ndoqa 10 ditë nga pas atë burrë, foto, video, e pashë duke…

08:57 / June 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkenda lili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkënda Lili është një detektive private, një profesion i ri në vendin tonë, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve. E diplomuar për juridik, Shkënda punon prej 4 vitesh në këtë fushë dhe ka një ekip prej 4 personash të tjerë.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shkënda Lili tregoi se puna e parë që duhet të bënte pasi u fut në këtë profesion, ishte të zbulonte një tradhti bashkëshortore.

“Detektivi është një profesion si çdo profesion tjetër. Unë thjesht faktoj provat. Puna e parë ka qenë tradhti bashkëshortore. Vitet e para ka qenë vetëm kjo. Ishte grua, dhe donte ndihmë sepse kishte dyshime tek partneri i saj dhe donte ta investigonim. Vetë fjala detektiv do të thotë investigim. E ndoqa 10 ditë. Nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet brenda 10 ditësh. Provat tona janë faktike. Fotografi, video, vendndodhje ekzakte. Provat faktohen në ambiente publike”, theksoi ajo.

Pjesë e punës së saj janë edhe njerëzit e humbur, sipas të cilës, investigimi nis pas kërkesës së bërë nga familjarë të personit të zhdukur. Më pas, nisin kërkimet duke filluar nga vendi i lindjes së të zhdukurit, datëlindja e saktë dhe të dhëna të tjera specifike.

Një tjetër aspekt i punës së saj janë edhe adoleshentët. Shkënda Lili tregoi se vitet e fundit ajo është kontaktuar nga prindër të adoleshentëve për të ndjekur se çfarë bëjnë fëmijët e tyre, pasi nuk kanë mundësi t’i kontrollojnë. Në këtë pikë, detektivja private ngriti shqetësimin e konsumimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët. /tvklan.al

deketivja private Shkenda Lili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.