Mjeku i njohur epidemiolog jep lajmin e mirë se Universiteti i Oxford ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të prekur me koronavirus.
Ai thotë se bëhet fjalë për deksametazonin, i cili ndodhet dhe në Shqipëri dhe që ul me 33 % vdekshmërinë e pacientëve të intubuar.
POSTIMI I MJEKUT
🙏 Super lajm i mire miqte e mi! 🙏 🇬🇧 Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. ✅ Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!
🚩 Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:
✅ Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!
✅ Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!
✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!
✅ Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!
Super super lajm!
Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.
Forca miq! Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19.
