Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjiknuri-opozitës: Po nuk sollët një propozim të ri për KQZ, s’ka mbledhje tjetër

12:54 / June 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste ka refuzuar mbledhjen e Këshillit Politikm thirrur nga opozita e re! Me anë të një letër, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri shkruan se nuk do të ketë një mbledhje tjetër deri kur opozita të ketë një propozim tjetër për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ.

Një kërkesë e tillë, për mazhorancës shkon përtej marrëveshjes së arritur më 5 qershor, e për pasojë nëse nuk ka një propozim të ri, PS-ja refuzon të marrë pjesë në mbledhje.

“Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes së propozuar u shprehëm kundër dhe nuk mund të diskutohen me në mbledhjen e radhës. E gjykojmë një propozim jashtë marreveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ. Për këtë cështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdoje ky diskutim.

Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshirë propozimet alternative që keni duke i dërguar paraprakisht me qellim që t’i japim zgjidhje në mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohe me debate të kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund të konfirmoj mbledhjen e radhës në çdo kohë”, shkruhet në mbledhje.

Çfarë kërkon opozita? Opozita paraqiti ditën e djeshme zyrtarisht në Këshillin Politik formulën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ është e njëjta është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve. Konkretisht, formula parashikon tre faza:
a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.
c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.