Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kauboji i kokainës”, lirohet pas 33 vitesh bashkëpunëtori i Escobar. Themeluan kartelin e Medellin

13:40 / June 17, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eskobar lehder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 33 vitesh lirohet nga burgu Carlos Enrique Lehder Rivas, “kauboj i kokainës”, djaloshi që adhuronte John Lennon dhe Adolf Hitler, i dhunshëm, i ashpër, mendjemadh, partneri i parë i biznesit i Pablo Escobar me të cilin themeloi kartelin e Medellin.

I ekstraduar pas shumë peripecish në SHBA në vitin 1987, Lehder gjithmonë ka refuzuar akuzat e DEA-s amerikane që dhe për këtë u dënua me 115 vite burg, i reduktuar në 55 kur vendosi të bashkëpunojë dhe të hyjë në Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Tashmë është 70 vjeç dhe ka mbërritur në Berlin ku ka vendosur të v9ijojë të jetojë duke përfituar nga kombësia e fituar falë babait të tij gjerman, një sipërmarrës që emigroi në Kolumbi menjëherë pas luftës së dytë botërore, ku ishte takuar dhe u martua me vajzën e një familje të pasur argjendarësh.

Por ishte në SHBA, pranë kufirit me Kanadanë që Carlos nisi karrierën e tij rebele dhe të paligjshme me kontrabandën e makinave dhe trafikimin e marijuanës. Bëhet fjalë për fillimet e viteve ’70/ Lehder arrestohet dhe në burg njeh George Jung, edhe ai në qeli për shpërndarje narkotikësh, duke regjistruar kështu projektet që kishte në mendje. Të dy dalin nga burgu për pak kohë dhe shfrytëzon aftësinë e Jungut i cili në të kaluarën kishte transportuar tonelata marijuanë nga Meksika në SHBA me avionë të vegjël.

një risi kjo për tregun e drogës që në atë kohë bëhej kryesisht me “mushka”, pasagjerë anonimë që mbanin sasi të vogla në avionët e linjës. Lehder, me një tatuazh sëastika në krah, e përdori periudhën në burg për të vjedhur të gjitha sekretet e shokut të tij të qelisë duke marrë shënime në fletore si një nxënës i mirë. I vendos në praktikë bashkë me Jung, duke u fokusuar tek kokaina që kishte shpërthyer në tregun e drogërave. Mëson të pilotojë një avion bimotor dhe të bëjë një malë me para duke hedhur paketat e pluhurit të bardhë nga lart mbi kënetat e Luizianës dhe Floridas.

Trafiku po lulëzonte dhe shokët blejnë një Piper me të cilin ngritën flotën e parë të kontrabandës së drogës. Për të shpërqëndruar radarët e SHBA ngritën një bazë në Bahamas ku e kalonin drogës, me mbrojtjen e autoriteteve lokale të cilëve u jepnin ryshfet.

Emri i tij fitoi famë dhe arrin dy trafikantë të vegjël kolumbianë të paracaktuar për të ndryshuar botën e trafikut të drogës dhe historinë e vendit: Pablo Escobar dhe kushëririn e tij Gaviria. Në këtë kohë ai ndahet nga partneri i tij Jung, dhe bashkëpunon ngushtë me Escobar. Ai u bë mjeshtri i rrugëve klandestine me dhjetëra bimotorë të vegjël, në gjendje të kapërcejë radarët amerikane duke bërë shumë para me kokainën që Escobar nuk kishte trafikuar kurrë, edhe pse një kriminel i vjetër peruan i kishte propozuar si droga e të ardhmes prej muajsh.

Në 1978, Lehder ble një pronë në Norman’s Cay, një ishull i vogël në Bahamas që e transformoi nën kërcënimin e dhunës ndaj disa banorëve në atë zonë. Ndërton një pistë të vogël ku zbarkonin avionët e vegjël me ngarkesa kokaine nga Kolumbia dhe më pas i transferonte në SHBA më pas me aeroplanët bimotorë. Ai bashkohet me Escobar, të mahnitur nga shpikja dhe vendosmëria e këtij njeriu të çuditshëm i cili doli nga askund dhe tashmë drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga atje lind një partneritet që çoi në lindjen e kartelit të Medellin, një organizatë që do të mbillte terror në të gjithë Kolumbinë. Mijëra vrasje, atentate dhe sulme dhe një sfidë e ashpër për shtetin që do të përfundonte me vdekjen e Escobar.

Carlos Lehder si të tjerët, i rezitoi kërkesave për ekstradim në SHBA. Por dhe ai do të përfundojë këtë aventurë që u shdnërrua në një masakër dhe që do të shënonte përgjithmonë historinë e vendit të Andeve. Ai do të arrestohet dhe të do trasnferohet në një burg amerikan ku dhe mori dënimin ekzemplar.

“Nëse do të kishte pranuar fajësinë ai do të kishte dalë 15 vite më parë. La shumë trafikantë të tjerë të njohur që kanë vuajtur vetëm dënime të vogla”, thotë sot avokati i tij Oscar Arroyave. “Kauboj i kokainës: i interpretuar me mjeshtëri në serialin “Narcos” në Netflix si një i çmendur i pamëshirshëm tani shijon në Berlin birrën e tij të parë të shekullit të ri. Pagoi një çmim të rëndë, por ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, ai mbeti gjallë.

carlos lehder escobar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.