Erion Isufaj, kunati i kreut demokrat Lulzim Basha ka humbur gjyqin ndaj deputetit socialist Ervin Bushati.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti socialist përmes një statusi në rrjetin social ‘facebook’, ku dhe ka publikaur vendimin e Gjykatës.
“PËRSËRI përgjigje ndëshkuese nga Drejtësia.Një humbje tjetër, këtë herë Kunati i Lulit: gropa e shpifjeve LBPD.”-shkruan Bushati.
Në 13 mars të 2019, deputeti socialist e kishte bërë me dije një intervistë televizive se “Unë kam edhe një çështje tjetër që më ka hapur Erjon Isufaj, më duket e ka emrin kunati i zotit Basha, dhe më ka hapur një padi civile për prishje imazhi.”
Në lidhje me deklaratat e bëra nga Bushati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ne ka rrëzuar kërkesë-padinë e Isufajt si të pabazuar në prova e ligj.
Gjithashtu në vendimin e gjykatës të gjitha detyrimet e gjyqit i takojnë palës paditëse.
“LBPD .. Nuk ngeli gjyq pa humbur”-mbyll statusin e tij deputeti Bushati.
