“Besoj se nuk do të ketë valë të dytë të njëjtë me atë të marsit, por duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me Covid dhe të jemi gati të përballojnë raste të reja gjatë vjeshtës”. Kështu shkroi në “Facebook” Matteo Bassetti, shef i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Genova-s.
Specialisti i Infektimit shqyrton disa trajtime të përdorura kundër Covid-19. “Kortizoni është treguar se ul vdekshmërinë me 30% në pacientët e shtruar në spital. Këtë e tregojnë rezultatet e studimit anglez ‘Recovery’. Është i njëjti studim që hodhi poshtë klorokinën, e cila gjithashtu u tërhoq nga tregu edhe nga Fda-ja, shpjegon Bassetti.
Lajm i mirë edhe për Remdesivir, që në një artikull të botuar në “Nature” konfirmon që administrimi i tij i hershëm mund të ulë rrezikun e zhvillimit të pneumonisë së rëndë.
“Ne në Xhenova kemi filluar t’i përdorim të dy medikamentet nga fillimi duke i përfshirë ato në protokollin tonë të trajtimit. Kishim vërejtur rëndësinë e kortizonit dhe remdesevirit në fazat e hershme të sëmundjes. Kishim vizion dhe intuitë në këtë drejtim. Duke e ditur se kemi ilaçe dhe pajisje që funksionojnë, na bën edhe më optimistë”.
