Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Drejtoresha Rezana Vrapi zbulon pyetjet që do të hiqen nga vlerësimi i testit të Gjuhë-Letërsisë

22:50 / June 17, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Drejtoresha Rezana Vrapi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

-Ministria e Arsimit ka pranuar disa nga kërkesa e maturantëve, të cilët e konsideruan absurd dhe të pakuptimtë provimin e Gjuhë-Letërsisë. Një ndër kërkesat e tyre ishte edhe heqja nga vlerësimi për pyetjet me nivel më të lartë vështirësie. Një grup prej 20 mësuesish u mblodhën për të shqyrtuar pretendimet e maturantëve për formulimin e pyetjeve. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, u shpreh për Top Channel se mund të bëhet një rishikim për pyetjet që janë zgjidhur nga një numër jashtëzakonisht i ulët maturantësh

“Ne nuk mund të dimë se cila pyetje nuk ka funksionuar. Nëse një pyetje është zgjidhur nga një numër jashtëzakonisht i vogël do të thotë që mund të ketë pasur probleme. Mund të bëjmë një lloj rishikimi të vendimit tonë në lidhje me praninë në test”, tha Vrapi.

Maturantët disa ditë më parë dorëzuan në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika për parregullsitë që pretendojnë se kishte provimi i Gjuhë-Letërsisë. Ata gjithashtu kërkojnë shpërndarjen e peshës së pikëve në provim dhe uljen e peshës së këtij provimi në përzgjedhjen e degëve në Universitete.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.