Kreu i Partisë Demokratike Lulzim ka zhvilluar takime me biznesmenët në Farkë, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre. Por gjatë lidhjes live në Facebook pati një telefonatë të papritur nga Oerd Bylykbashi, anëtar i PD-së në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.
Këtë e bëri të ditur vetë kreu i PD-së Basha gjatë rikthimit në transmetim live.
Basha: U ndërpre se nga telefoni po i bëjmë këto njoftime, se më mori në telefon Oerd Bylyykbashi për sa i përket propozimit të ri të reformës Zgjedhore, por kjo është çështje tjetër.
Të gjithë administrata të mos bëhet vegël e një pushteti në ikje. Të mbajë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe që abuzojnë me ligjin sepse një nga punët e para që do të bëjmë nesër është që ti vëmë para ligjit.
