Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kam parë policë që fusnin duart…”/ Lleshaj debat të ashpër me Valterin: S’kam qenë kurrë kapter, nuk besoj se…

11:21 / June 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592468193 valterilleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur me deputetin e opozitës Halit Valteri i cili e ka cilësuar ministrin ‘kapter’.

Lleshaj ndërkaq tha se nuk kishte qenë kurrë kapter, por gjeneral ndërsa sfidoi deputetin duke i thënë se ai nuk do i arrinte dot ato standarde.

“Kapter është një gradë e lartë në ushtri, do kishit lodhje të madhe dhe nuk besoj se e arrinit se ka shumë standarde për t’u plotësuar.

S’kam qenë kurrë kapter, kam qenë gjeneral. Gradat në ushtri, nuk i jep qeveria, i kam marrë vetë, se janë arritje profesionale.

Unë kam qenë në Akademinë e Botës, ku ju edhe po të tentonit, nuk hynit dot”, i tha Lleshaj teksa Valteri vazhdoi replikën.

“Më zhgënjeve shumë gjeneral por kuptova që je vetëm për tendera. Nuk ta ka shpjeguar Rama që je në pozicion politik.

Llesh, kam parë shumë policë që nuk doja të ishin fytyra jotë.

Kam parë polica të lidhur me krimin, kam parë policë që fusnin duart por nuk je ti ai. Je gjë tjetër ti.

Unë prapë i ri jam, do mësoj edhe për ushtrinë por për krimin nuk më fole këtu, për këtë të kemi thirrur këtu.

Rrjeti i këtyre njerëzve… Kaq memecë e shurdhë jeni bërë ju?

Hajde këtu dhe fol për krimin, mos më bëj pallavra dhe propagandë qeverie”, -përmbylli deputeti i opozitës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.