Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

COVID-19/ OBSH jep lajmin e mirë: Ka shenja shprese pavarësisht…

14:48 / June 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1592483525 5ea41e703120dobsh 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rastet me koronavirus po rriten me shpejtësi në shumë rajone të botës, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanë filluar të shfaqen shenja shprese në luftën kundër pandemisë. Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkon shteteve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë me zbatimin e masave për frenimin e pandemisë.

“Janë shënuar më shumë se 435 mijë vdekje në dy Amerikat, Afrikë dhe Azinë Jugore, rastet po rriten me shpejtësi. E megjithatë ka shenja shprese. Ne po tregojmë se të bashkuar, me solidaritet global njerëzimi mund ta tejkalojë pandeminë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha gjithashtu se dexamethasone, anti-inflamatori që ka rezultuar i efektshëm në shpëtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19, dukej të përdorej vetëm nën mbikëqyrjen e mjekëve. Sipas një studimi, ilaçi i lirë i përdorur që në vitet 60-të, ka reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë te personat e shtruar në spital. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dhënat janë premtuese.

“Është shume e rëndësishme që ilaçi të përdoret vetëm për pacientët në gjendje të rëndë. Duhet të festojmë për këtë zbulim të rëndësishëm, e megjithatë nevojiten studime të tjera”, tha Mike Ryan.

Covid-19 ka prekur mbi 8 milionë e 300 mijë vetë në të gjithë botën, me dy amerikat që janë shndërruar në epiqendrën e re të pandemisë. Situata vijon të jetë alarmante ne Amerikën Latine, me Perunë që regjistron më shumë se 240 mijë raste, duke tejkaluar Italinë e goditur rëndë. Me shqetësim po ndiqet situata në Pekin, ku ka shpërthyer një vale e re e koronavirusit. 21 raste të reja u raportuan të mërkurën, për një total prej 158 të infektuarish në një javë. Autoritet kanë shtrënguar masat e kufizimit e zona të tëra janë në izolim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.