Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bylykbashi “i qeshur” pas tryezës së Këshillit Politik: Nuk do të kemi mazhorancë që shkatërron zgjedhjet

19:05 / June 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bylykbashi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka zgjatur gati dy orë mbledhja e Këshillit Politik për diskutimin e pikave të dakordsisë së 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.

Në përfundim të tryezës së Këshillit Politik, ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet për të siguruar të gjitha garancitë për emërimin e anëtarëve të KQZ.

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë të procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me cdo kusht të cojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon.

Ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i reformës në drejtësi. I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë identifikimit biometrik”,- tha Bylykbashi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.