Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kthimi i Ligjeve nga Meta, Ilir Beqaj: Rregullimi i kompetencave të presidentit me ligj është domosdoshmëri, ta shohim direkt në shtator

19:26 / June 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqaj 9203edf6 c817 4121 bff6 8ceae37389c resize 750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kthimi i ligjeve nga presidenti Meta është pritur jo mirë nga socialistët. Deputeti socialist Ilir Beqja i ka kërkuar grupit të tij parlamentar që të çojë deri në fund rregullimin e kompetencave të presidentit të republikës me një ligj të veçantë. Duke e cilësuar këtë nismë një domosdoshëmri, Ilir Beqaj nënvizon se do i kërkojë grupit të tij parlamentar që ta shohë me përparësi në programin e punës së Kuvendit në sesionin që do të çelet në shtator dhe që të hyjë në fuqi në shtator 2022 kur të ketë filluar mandati i presidentit të ardhshëm të Republikës.  “Zoti Meta,
Së fundmi, krejt haptazi, ju po përpiqeni të komprementoni procesin ligjhartues në Shqipëri. Ju nuk mund të jeni njësi kodifikimi. Mesa duket rregullimi i kompetencave të presidentit të Republikës me një ligj të veçantë është bërë domosdoshmëri. Do t’i kërkoj grupit tim parlamentar ta shohë me përparësi në programin e punës së Kuvendit në sesionin që do të çelet në shtator. Ai ligj le të hyjë në fuqi në shtator 2022 kur të ketë filluar mandati i presidentit të ardhshëm të Republikës.
Zoti Meta,
Politika shqiptare e 30 viteve të fundit i ka shumë borxhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një nga borxhet më të mëdha është mosshfrytëzimi sa e si duhet i detit. Më së shumti kemi shfrytëzuar bregdetin, edhe atë barbarisht në jo pak raste. Detin ia kemi lënë botës së paligjshmërisë. Është mëkat të shohësh gjirin e Vlorës sot bosh. Para 30 vitesh e ndalonte shteti. Po sot kush e ndalon?”, u shpreh ai.

Ish-ministri socialist kritikoi Presidentin aktual për kthimin e ligjit “Për aktivitetet e turizmit detar” duke i cilësuar të pajustifikueshme argumentet e dhëna nga kreu i shtetit. Beqaj theksoi se politika i ka një borxh shqiptarëve për mosshfrytëzimin sa duhet të detit për të ndihmuar ekonominë e vendit.

“Zoti Meta,
Ju keni dyshime nëse duhet të thuhet “surf” apo “sërf”. Mund të keni të drejtë, por kjo nuk është çështje e politikës.
A duhet të themi ne “presidenti Klinton” apo “presidenti “Clinton”?
A duhet të themi “kryeministri Xhonson” apo “kryeministri Johnson”?
A duhet të themi ne “presidenti Makron” apo “presidenti Macron”?
A duhet të themi “Selltik” apo “Celtic”?
Është çështje e shkencës. Ju, më së pari, duhet të përpiqeni që politika të rrijë larg shkencës. Më së pari, ju duhet të ushtroni edhe kompetencat tuaja e t’i kërkoni Akademisë së Shkencave të bëjë detyrën e saj.

Zoti Meta,
Ju keni 30 vite në politikë aktive. Unë kam 11 vite. Por edhe 11 nuk janë pak. Sot unë u kërkoj ndjesë publikisht shqiptarëve që, deri më sot, nuk kam mundur të ndikoj në zhvillimin e industrisë së detit dhe të përshëndes qeverinë për ligjet e përpiluara së fundmi. Me votimin kundër dekretit tuaj sot, të paktën mbështes fillesat e ngritjes së industrisë së detit në Shqipëri.
Edhe vajzës sime më duhet t’i kërkoj ndjesë. Një nga stërgjyshët e saj është ulqinak. Ulqinakët i kanë rënë detit kryq e tërthor nga lashtësia deri në vitet 30-të të shekullit të kaluar.

Zoti Meta,
“Surf” i thonë edhe italianët, edhe francezët, edhe grekët. Megjithatë, nëse ju do të mund të gjeni një mënyrë që të na tregoni se kush mund të ishte fjala e duhur shqipe në vend të “surf”, unë mund të marr në konsideratë të thyej vendimin e grupit e të mbështes dekretin tuaj”, u shpreh deputeti Beqaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.