Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria ka ende të firmosur Sheriatin? Debate të forta në Holandë

16:23 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pieter Omtzigt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sheriati duhet të largohet nga Evropa; nën këtë titull, revista e përjavshme Elsevier, sjell qëndrimin e Pieter Omtzigt, deputet holandez dhe anëtar i asamblesë parlamentare të KE, sipas të cilit, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Turqia duhet të distancojnë veten nga Deklarata e Kajros. Bëhet fjalë për një deklaratë jo detyruese, për të Drejtat e Njeriut në Islam, të nënshkruar nga Shqipëria në vitin 1990. Sipas Omtzigt, nuk është e lejueshme që një shtet anëtar i Këshillit të Evropës, të njohë si legjislacion të lartë sheriatin, dhe për këtë, ai ka paraqitur edhe një mocion në Strasburg, ku pritet edhe një votim.

“Duhet që Asambleja të shprehet kundër mundësisë që një shtet anëtar i KE të lejojë sheriatin, ligjin islamik, të mbizotërojë mbi Konventën Europiane të Të Drejtave të Njeriut”, tha Pieter Omtsig.

Përgjigjen më të mirë, deputeti holandez, e merr nga Johan te Velte, nga Fondacioni i Miqësisë Hollandë-Shqipëri që ka jetuar dhe punuar për pesë vjet në Shqipëri në kuadër të Organizatës Holandeze për Zhvillim. Ajo që i ka tërhequr vëmendjen Te Velte, është fotografia e xhamisë në Shqipëri, dhe dixhitura e saj; “Pazari dhe minaret në Shqipërinë që nënshkroi Deklaratën e Kajros në vitin 1990. Sheriati po udhëheq të drejtat e njeriut”.

“Ligji shqiptar nuk i referohet sheriatit apo parimeve të tij, por praktikave më të mira të demokracive perëndimore.Kushtetuta pa asnjë mëdyshje thekson se nuk ka një besim fetar zyrtar dhe të gjitha format e diskrimiminit, përfshirë diskrimiminim fetar, janë të ndaluara”, tha Johan te Velte.

Te Velte, sqaron se deklarata e Kajros ka vetëm kuptim simbolik dhe ky efekt simbolik, përsa i takon Shqipërisë, bie në terren shterpë.

Ai sjell si shembullin më të mirë tolerancën fetare në Shqipëri, të pashoqe në asnjë vend tjetër të botës. Vendi, sipas tij, ka kurs pro perëndimor dhe Shqipëria nuk ka nevojë të distancojë veten nga një deklaratë e nënshkruar 28 vite më parë për të siguruar se sheriati nuk do të ketë terren atje.

holande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.