Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamjet nga aeroporti i Kukësit duke premtuar se vitin e ardhshëm në këtë aeroport do të ulet avioni “Migjeni”. Por jo vetëm kaq, ai thotë se grupi i parë i pasagjerëve do të përzgjidhet mes atyre në faqen e tij që e kanë përqeshur këtë projekt “dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”.
POSTIMI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra😍


