Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali, në Fier u mboll kanabis në pronën e Bordit të Kullimit. Justifikimi i padëgjuar: S’kemi lekë për roje, ndaj ua japim tokën trafikantëve?!

22:04 / June 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fier kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kultivimi i kanabisit tashmë nuk ka limit! “Punëtorët” kanë vendosur që të ndryshojnë taktikë në mbjelljen e tyre duke zëvëndësuar mbjelljen e fidanëve nga tokat private në ato shtetërore. Rasti më i fundit është zbuluar në Fier, ku ditën e djeshme Policia e zonës gjeti dhe sekuestroi rreth 420 rrënjë kanabisi. Të gjitha rrënjët ishin mbjellë në pronën e administruar nga Bordi i Kullimit.

E gjithë zona në pyllin e Semanit, pranë kanalit të ‘Ngjalës’, ishte mbjellë nga një 35-vjeçar me iniciale J.G., banues në Dërmënas. Përveç tij, “blutë” e qytetit dërguan për ndjekje penale në gjendje të lirë inxhinierin e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, 37-vjeçari me iniciale E.K., banues në Fier. Përveç tij u procedua penalisht për moskallëzim krimi edhe kryeplaku i fshati Grykë, Tonin Çala.

Inxhinieri akuzohet për shpërdorim detyre për faktin se toka në të cilën ishte mbjellë ishte shtetërore. Menjëherë ka ardhur dhe një reagim nga “Bordi i Kullimit”, të cilët për të mbrojtur punonjësin e tyre kanë pretenduar se toka nuk ruhej pasi kishin bërë shkurtime sepse prej vitesh kishin pasur mungesë fondesh.

Më tej ata janë shprehur se me punonjës më pak, e kanë pasur të pamundur që të mbajnë nën kontroll territorin, duke e lënë atë në “duart” e trafikantëve të drogës. Ata dinë për çfarë ta përdorin…

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Fierit ka zbuluar se në tokën e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë kanabis sativa. Në pranga u vu një 35-vjeçar me iniciale J.G banues në Dërmënas si autorë i dyshuar i mbjelljes së fidanëve.

Gjithashtu u procedua penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe u procedua për shpërdorim detyre  inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

bordit kullimit Fier Kanabis pronën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.