Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe politikani Vangjel Dule, të cilët kanë folur mbi ngjarjet e aktualitetit në vend. “Zgjedhjet/ A është fati i minoritetit grek në duart e Ramsit?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision. Vangjel Dule ka denoncuar se prej kohësh qytetarët shqiptarë, që janë pjesë e minoritetit etnik grek, po bëhen objekt i anti-terrorit. Dule ka marrë rastin e ndodhur disa ditë më parë, ku për disa shkrime, u morën në pyetje nga anti-terrori në Fier pjesarët e këtij minoriteti.
“Do e bëjmë proces ndërkombëtar. Qytetarët shqiptarë, pjestarë të minoritet etnik grek, po bëhen objekt i anti-terrorit, ndërkohë që janë pjesë e një komuniteti me kriminalitetin zero. Nuk ka në rradhët e minoritetit etnik grek pjestarë me qëndrime dhe politika të tilla. Hetimet bëhen sipas rregullave të shtetit të së drejtës. Kush e përjashton mundësinë që këto të jenë provikime? Hetimi të bëhet sipas ligjit. Është hera e dytë pas ’95-’97, që po aplikohen praktika të tilla”, ka thënë Dule.
