Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Covid-19 vazhdon të qarkullojë në Shqipëri, mjeku i njohur zbulon dy problemet e mëdha

22:52 / June 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sallabanda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Kita Sallabanda është shprehur se higjiena personale duhet të fillojë nga vetë mjekët duke qenë se ata janë në frontin e parë të “luftës” me pandeminë.

Sallabanda theksoi: “E them me keqardhje për kolegët e mi që nuk janë ata të ndërgjegjësuar pasi ata mund të jenë të infektuar dhe mund t’ua kalojnë të tjerëve. Në Spanjë kemi patur 56 mjekë që kanë humbur jetën. Drejtorë spitalesh, shefa shërbimi dhe çdo mjek i çfarëdo specialiteti. Duhet të jenë ata të ndërgjegjshëm që dhe ata mund të infektohen, familjet e tyre. Të sëmurët që ata shohin. Seroprevalenca në një spital është 21 përqind ndërsa në popullsinë normale është 5.3 përqind. Këta mund të infektojnë njerëzit dhe duhet të marrin vesh që ata duhet të jenë të kujdesshëm.”

Mjeku bëri apel për ndërgjegjësimin e popullatës duke evidentuar edhe rolin e vakët të shtetit në këtë rast. Sallabanda shprehet në Ora News se institucionet duhet të detyrojnë qytetarët për respektimin e disa masave në momente të caktuara.

Mjeku Sallabanda shtoi: “Unë mendoj që ka dy probleme kryesore. E para është që njerëzit mendojnë se ka ikur virusi dhe kjo nuk është e vërtetë. Kemi një problem të një mbrojtje individuale ku të gjithë njerëzit duhet të interesohen për mbrojtjen e higjienës së tyre. Kemi problem të mbrojtjes kolektive ku roli i shtetit është shumë i rëndësishëm. Duhen të detyrohen njerëzit që të zbatojnë disa rregulla. Të gjitha organizmat shtetërore në Shqipëri duhet të ndërgjegjësojnë njerëzit që duhet të marrin masa për higjienën personale. Në Spanjë ka një fushatë shumë të madhe në televizion nga njerëz publik për ndërgjegjësimin e popullit për të respektuar higjienën personale. Forma e vetme për të mbijetuar është pikërisht higjiena. Mendoni që mund të kemi një valë të re, pavarësisht se nuk jam dakord. Keni pasur një fat që Shqipëria e ka kaluar lehtë gjendjen e koronavirusit në krahasim me vendet si Spanja. Mosha mesatare në Spanjë të të infektuarve ka rënë në 50 duke hedhur poshtë tezën se nuk preken moshat e reja. Gjithë sistemi shoqëror duhet të luftojë për higjienën personale.”

mjeku qarkulloje virusi zbulon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.