Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një fuoristradë tip Mitsubishi Pajero. Si pasojë është djegur pjesërisht mjeti në pjesën e përparme dhe po punohet për shkakun e zjarrit.
Ndërkaq mjeti mësohet se është në pronësi të M.N., punonjës i doganës. Nga flakët ka pasur dëmtime dhe një mjet tjetër i parkuar aty afër.
NJOFTIMI I PLOTE
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ka marrë flakë në parkim automjeti tip Mitsubishi Pajero, në pronësi të shtetasit M.N, i cili si pasojë është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.
Po punohet për zbulimin e shkakut të rënies së zjarrit.
