Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Prokurori kërkon që Holanda të mos fajësojë veten për masakrën e Srebrenicës

17:32 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sreb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykatës së Lartë në Holandë iu kërkua të përmbysë një vendim që e mban këtë vend pjesërisht përgjegjës për vdekjen e rreth 300 burrave myslimanë në Srebrenicë të Bosnjës, më 1995. Prokurori i përgjithshëm i gjykatës, Paul Vlas, tha se një gjykatë holandeze e apelit, më 2017, ka marrë vendim “të pakuptueshëm” duke u mbështetur në konstatimin se paqeruajtësit holandezë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur burrat që kanë kërkuar strehim në bazën e tyre.

Opinioni i prokurorit do të merret parasysh kur gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar, më 19 prill. Në total, 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Vrasjet janë konsideruar si masakra më e keqe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumë nga viktimat kanë ikur në Srebrenicë – zonë e shpallur e sigurt nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara – porse trupat holandeze nuk kanë qenë në gjendje t’i mbrojnë.

Qeveria e Holandës ka dhënë dorëheqje në vitin 2002, pasi ka pranuar dështimin e saj për t’i mbrojtur viktimat, por ka thënë se paqeruajtësit kanë qenë në “mision të pamundur”. Në vendimin fillestar në vitin 2014 është thënë se ushtarët holandezë duhet të dinin se burrat do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës nëse do të detyroheshin të largoheshin nga baza.

holanda Prokurori srebrenica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.