Të mërkurën, më 6 shkurt, Maqedonia e përfaqësuar nga ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një ceremoni zyrtare do të nënshkruajë protokollin për anëtarësim në NATO,. Teksti i protokollit tashmë është miratuar në të ashtuquajturën procedurë të heshtur ditën e hënë. Dokumenti duhet të nënshkruhet nga Dimitrovi dhe ambasadorët e shteteve anëtare, ndërsa në periudhën e ardhshme ai duhet të ratifikohet nga secili shtet anëtar veç e veç.
Kështu, Maqedonia do të ketë të drejtë të marrë pjesë në të gjitha takimet në të gjitha nivelet e aleancës, por nuk do të ketë të drejtën e votimit derisa të bëhet anëtare e plotë.