Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Hekuran Billës/ Viktor Marku me maskë në Gjykatë, detaje nga hetimet

11:44 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viktor marku gjyq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor ka dalë sot para gjykatës dhe për mediat për herë të parë me fytyrë.

Sipas gazetares Klodiana Lala të News 24, në funksion të dosjes hetimore mësohet se janë analizuar pamjet nga 38 kamera sigurie pranë zonës. Organi i akuzës ka dyshime se Viktor Marku shfaqet në një moment në kamera teksa zbret nga makina smart marrë me qira dhe ngjitet në automjetin ‘mercedez benz’ i vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat. Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë.

Për vrasjen e Hekuran Billës janë arrestuar dy persona, dajë e nip, përkatësisht Viktor Marku dhe Sebastiano Mali. I arrestuari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006.

Hekuran Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurores Snaresbook Angli, pasi në tetor të 2006, në një lokal në rrugën Park Royal, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të vrarë bashkëkombasin e tij, Prel Marku si dhe të plagosur Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.

Në 2013, ai u ekstradua drejt Shqipërisë dhe nisi përballjen me drejtësinë e vendit tonë. Gjykata e Tiranës vendosi ta njohë vendimin penal të huaj dhe dënoi përjetësisht Billën. Por, favorizimi i tij u bë nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi ta prishë vendimin e shkallës së parë dhe dënoi Billën, me vetëm 25 vite burgim.

Me vendimin nuk ishte e kënaqur prokuroria, e cila bëri rekurs, por për shkak se Gjykata e Lartë hyri në kolaps, ajo dosje u mbulua nga pluhuri.

Nga ky moment, Hekuran Billa, nga Kukësi ndërtoi një strategji dhe ia doli të rifitojë lirinë. Ai fitoi disa ulje dënimi radhazi.

gjykate hekuran billa viktor marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.