Dy emigrantë ilegalë, të dy të akuzuar për përdhunimin e së njejtës grua, janë burgosur me një total prej më shumë se 8 vitesh.
Griselt Maranaku dhe Elton Bega u ngjitën në apartamentin e 29-vjeçares në Glasgow, në janar 2019. Ish-ushtaraku Maranaku, 33 vjeç, kishte bërë seks para dhe pasi infermieri Baga, 32 vjeç të përfshihej në ngjarje.
Juria dëgjoi dëshminë e vajzës, teksa ajo tregoi se si kishte luftuar me forcë me dy djemtë, ndërsa rrobat i kishte të shqyera. Pas gjyqit në mars, ata të dy u dënuan me burg. Maranaku u burgos për katër vjet dhe shtatë muaj në Gjykatën e Lartë në Glasgow ndërsa Bega u dënua me katër vjet. Të dy ende e mohojnë sulmin seksual.
Gjykatësi Sean Murphy QC tha: Gruaja ishte e panjohur për ta para natës së incidentit. Ajo ka pësuar dëmtime psikologjike, depresion dhe mungesë besimi.
Gjykatësi ia uli dënimin Maranakut për shkak se ai tashmë kishte kaluar një periudhë pas hekurave. Pas lirimit nga burgu, ata do të deportohen në Shqipëri.
Viktima dhe një mike e saj kishin qenë në një bar kur u takuan me shqiptarët. Të katërt nisën të bisedonin dhe më pas u kthyen për në banesë. Në një moment, ajo shkoi në krevat, por aty u kap nga shqiptarët dhe u dhunua.
Ishte shoqja e saj e cila njoftoi policinë. Maranaku pretendoi se ajo kishte pranuar të bënte seks. Bega pranoi faktin se ajo kishte rënë dakord që të merrte pjesë në treshe.
