Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen diskutimet jashtë kamerave /Rama nuk i hap telefonin Gramoz Ruçit, kryeparlamentari i kërkon ndihmë Taulant Ballës

18:42 / June 22, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla rama ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga figurat më të rëndësishme për Partinë Socialiste është Gramoz Ruçi. Tashmë në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, ai njihet si personi i vetëm që i mbijetoi të gjithë kryetarëve që ka pasur PS, duke shërbyer si Sekretar Organizativ e më pas i Përgjithshëm i saj për shumë vite.

Por gjatë mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve, Ruçi ka zbuluar edhe një detaj të ri që ka të bëjë me komunikimin mes tij dhe kryeministrit Rama. Tirananews.al ka mësuar se duke i kthyer një përgjigje një prej deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonte një takim me Ramën sikurse ia kishte premtuar kryeparlamentari, Gramoz Ruçi i thotë që nuk po lidhet dot me të.

Pjesë nga debati me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve:

Nimet Musaj – Konferencës së Kryetarëve, dua të shpreh falënderim për ju, që në mënyrë institucionale na pritët pas takimit që kemi bërë me ambasadorët për shqetësimet dhe problematikën që kanë pasur deputetët e opozitës parlamentare. Dua t’u shpreh këtu edhe kolegëve të dinë se çfarë ne, deputetët e opozitës parlamentare, kemi kërkuar edhe në takimin që kemi bërë me ndërkombëtarët. Këshilli Politik bëri një marrëveshje teknike, por nuk zgjidhi problemin e reformës zgjedhore; nuk demokratizoi jetën social-politike shqiptare; nuk demokratizoi partitë politike dhe, mbi të gjitha, atë që ne e kishim si kauzën tonë, reformën, dhe listat e hapura nuk i mori në konsideratë. Për këtë qëllim, i nderuar zoti Kryetar dhe të nderuar kolegë deputetë, ju kërkuam juve si përfaqësues yni, ju jeni kryetari i të gjithë shqiptarëve, i parlamentit shqiptar, që duhet të negocioni sot edhe me Kryeministrin, zotin Rama, për një takim institucional, sepse na pritën ambasadorët dhe, patjetër, ministri, Kryeministri i vendit tim duhet të na presë edhe ne.

……………

I nderuar Kryetar, Të nderuar kolegë, Për këtë qëllim, unë së bashku me kolegët do të largohemi, duke pritur përgjigjen nga Kryeministri për t’u ulur në një tryezë, për të bërë atë që u takon shqiptarëve. Për t’i ndihmuar shqiptarët, vendin tonë dhe për t’i bërë të gjitha ato që ju takojnë shqiptarëve ne jemi së bashku. Faleminderit!

Gramoz Ruçi – Faleminderit, zoti Musaj! Këto gjëra ju i parashtruat edhe në takimin që zhvilluam së bashku para një ore. Për sa i përket kërkesës suaj për të takuar Kryeministrin dhe që unë jua premtova, nuk kam arritur të lidhem me të. Megjithatë, kam marrë garancitë nga kryetari i grupit të maxhorancës, zotit Balla, që Kryeministri është njohur me kërkesën tuaj dhe në parim ka rënë dakord që të bëhet takimi. Sigurisht, nga zoti Balla mora edhe garancitë që shumë shpejt do të përcaktohet data, ora dhe vendi për të zhvilluar takimin. Kështu që, besoj se është tërësisht e realizueshme. Po, zoti Stojku.

Edmond Stojku – Përshëndetje! Të nderuar kolegë, ju u njohët me vendimin që kanë marrë të tria grupet parlamentare. Si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Drejtësi i jam bashkuar nismës. Arsyeja pse i jam bashkuar kësaj nisme është, sepse ne pranuan të na takojnë ndërkombëtarët, 7 dy ambasadorët e nderuar, Juri Kim dhe Luigji Soreca, na pranuat ju, zoti Kryetar, si institucioni më i lartë në një Republikë Parlamentare, që gjetët kohën, vendin, pritët dhe dëgjuat opsionet tona. Për këtë ju falënderoj! Ne kërkojmë të ndjekim të gjitha hapat institucionalë, duke takuar të gjitha institucionet, mes tyre edhe Kryeministrin Rama, që është një nga faktorët dhe aktorët kryesorë të reformës në Shqipëri. Pas stigmës 1-vjeçare të deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar dhe pas sharjeve dhe anatemimeve pa fund nga opozita joparlamentare, e cila braktisi institucionet, ne nuk mund të lejojmë degradimin e Kuvendit për shkak të mirëkuptimit tonë të dhënë këtij komiteti politik të Komiternit, të cilin ne e konsideruam, me mirëdashjen tonë të plotë, komitet konsultativ. Ne s’mund të lejojmë delegjitimimin e deputeteve të rinj, sepse delegjitimohet i gjithë Kuvendi. Në fund fare, Kuvendi është ai që vendos të kalojë ose jo reforma zgjedhore, me vota.  /tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.