Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër për shkak të punimeve në disa fidera të nënstacionit të Selitës do ketë ndërprerje energjie në Tiranë.
Energjia elektrike do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën “Sandër Prosi”.
Njoftim për abonentët Tiranë:
Stakim, 23 qershor
Për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera të NST Selitë, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”
