Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Laç, policia ndalon një të dyshuar. Shkoi në spital dhe..

08:57 / June 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja lac 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka ndaluar një person të dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut, ngjarje e ndodhur më 30 maj në Laç.

Sipas News 24, i ndaluari dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarjen ku katër të maskuar si policë vranë biznesmenët. Më herët është arrestuar Kreshnik Tusha pasi u plagos gjatë atentatit nga një prej viktimave.

Dyshimet janë ngritur menjëherë pasi i riu mbrëmë është paraqitur i plagosur në një spital privat në Tiranë, dhe nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit.

Për më tepër bluzat e bardha kontaktuan Policinë, dhe 30- vjeçari i dha identitet të rremë uniformave blu. Por tashmë i janë marrë shenjat e gishtave dhe pritet të dalë dhe identiteti i vërtetë i tij.

Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atentatit po ashtu u plagos nga një prej viktimave.

Në fakt objektiv i atentatit ishte Bujar Lika, i cili njihet dhe si njeri i afërt me Ervis Martinajn, por autorët e lanë të vdekur edhe pse ai plagosi një nga autorët, që rezultoi të ishte Kreshnik Tusha. Kurse Paulin Marku i plagos nga plumbat në hollin e hotelit dhe u transportua drejt Traumës ku dhe ndërroi jetë.

Deri më sot janë në ‘lojë’ të dyja pistat për vrasjen, si ajo e Bujar Likës por edhe Paulin Markut. I pari ishte përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë si dhe njihet për përplasjet me grupet kriminale dhe të shkuarën kriminale. Kurse Paulin Marku ka pasur biznese në Maltë si dhe një konflikt të mëparshëm për një pronë në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.