Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati: Të ndalet asimilimi në Preshevë. Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh t’i vihet përballë platforma e të drejtave të shqiptarëve

18:35 / June 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ditmir2 780x439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mendon se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar.

“E para ne kemi të drejtën të analizojmë skenarë të ndryshëm, por populli serb përcakton udhëheqësit e tij. Pra ne mund të na pëlqejë, mund të mos na pëlqejë  një udhëheqës i caktuar në Serbi, por është përgjegjësi e popullit serb për të vendosur se kush duhet të udhëheqë Serbinë. Sot është e vërtetë se me këto numra që do të ketë në parlament Vuçiçi nuk ka alibi për moszgjidhjen e çështjes së Kosovës apo për një shpejtësi apo një cilësi tjetër në procesin e dialogut. Por nga ana tjetër, jemi në rastin tipik kur Serbia është futur në të ashtuquajturin proces të evropianizimit , por pa u demokratizuar. Pra u duk që pas rënies së regjimit të Miloshevicit dhe pas fitores së forcave përparimtare në Serbi do të kishim një etapë, pra do të kishim një faqe të re të historisë.

Kujtojmë këtu edhe idetë progresiste të kryeministrit Gjingjiç, por shohim që kemi një parlament  njëngjyrësh. Ndaj nuk mendoj se duhet të jemi fort të gëzuar edhe për plotësimin e tekave që mund t’i bëjnë grupe të caktuara Vuçiçit”, nënvizon Bushati.

Teksa thekson nevojën për të ndalur asimilimin në këto vise, deputeti socialist Bushati thekson se kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të shqiptarëve.

“Përsa i përket asaj që ngjau në Preshevë, mendoj se çdo unifikim i faktorit shqiptar në Preshevë duhet të vazhdojë të mbështetet. Është e rëndësishme që të kuptohen principet mbi të cilat mbështetet faktori politik atje. Kujtoj këtu që ne kemi punuar me faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe i kemi bërë sëbashku rreth një plaftorme që në thelb synonte avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, proces që ndodhi.

Në rastin e Preshevës është mirë që të shihet shumë ky element sepse është shumë më i rëndësishëm se sa numrat në një parlament aktual siç është parlamenti serb, të cilat nuk kanë rëndësi. Në një parlament, ku më shumë se 2/3 i ka presidenti Vuçiç, praktikisht ka më shumë seç ka presidenti Putin, ka më shumë seç ka kryeministrin Orban , ka më shumë seç ka presidenti  Erdogan. I vetmi udhëheqës sot për sot më fuqiplotë se presidenti Vuçiç në hapësirën euroaziatike është presidenti bjellorus Lukashenko dhe në këtë kuptim të diskutosh për numrat që dikur kanë qenë dy dhe më pas një dhe sot janë tre, është më pak e rëndësishme se sa platforma për ruajtjen dhe kultivimin e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Dhe kur flasim për Luginën e Preshevës, duhet të kemi parasysh që janë tre komuna, nuk është vetëm Presheva dhe sitata nuk është e njëjtë sa i përket unitetit të faktorit shqiptar atje pikë së pari dhe së dyti sa ka lidhje me respektimin e lirive dhe të drejtave dhe mbi të gjitha identitetit të shqiptarëve në Luginë, proces që do të duhet të vazhdojë qoftë me avanacimin e Serbisë në procesin e integrimit europian dhe proces që ne do të duhet ta demostrojmë edhe përgjatë kryesisë shqiptare të OSBE-së duke qenë se një komponent i rëndësishëm i organizatës ka lidhje me të drejtat e pakicave”, nëvizoi Bushati.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të bashkohen rreth një platforme që mbron identitetin kombëtar. Duhet ndaluar asimilimi! Kurthit të numrave në një parlament njëngjyrësh që ka pak lidhje me një vend Europian duhet t’i vihet përballë platforma e të drejtave të tyre! pic.twitter.com/RiqQeDyAI0

— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) June 23, 2020

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.