Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Deklaratë e fortë e Edmond Budinës: Nuk e bëj testin e dytë, kam frikë se me fusin koronavirusin

21:07 / June 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edmond Budina111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjisori i njohur, Edmond Budina ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj qeverisë dhe organeve të shëndetësisë, që i nxorën emrin si i infektuar me COVID-19, së bashku me vëllanë e tij, Robert Budina.

Në një lidhje me “Skype” për News24, Budina tha se do të bëjë dhe një tampon të dytë, për të zbuluar nëse është infektuar vërtet, por do ta bëjë jashtë Shqipërisë. Nga ana tjetër, regjisori paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, pasi sipas tij, askush nuk mund të tallet me dinjitetin e qytetarëve, kushdo qoftë ai.

“Unë nuk do të doja të bëja një tampon të dytë, se ku e di unë që s’mund të më fusin një infektim, sikur vepruan dhe me Teatrin, që e shembën teksa njerëzit ishin akoma brenda. Kjo është e frikshme në këtë vend.

Unë tamponin do ta bëj, por jashtë Shqipërisë. Këtë çështje do ta ndjekim nga pikëpamja ligjore, bashkë me Robertin, pasi edhe mënyra si vepruan ishte skandaloze. Ata nuk janë padronë, që na nxjerrin emrat, na bëjnë të sëmurë, nuk mund të bëjnë gjithçka me jetët tona. Duhet respektuar dinjiteti jonë, në bazë të ligjeve që ka vendi, dhe jo të merremi nëpër këmbë. Ne duhet të mësohemi që qytetari i thjeshtë duhet të respektohet në tërë dinjitetin e tij. Nuk është paraja që i jep dinjitet atij, por sjellja.

Ne kemi treguar qytetari duke protestuar prej dy vitesh te Teatri Kombëtar. Të merresh nëpër këmbë nga kryeministri, që të përmend emrin 2-3 herë, të bën të mendosh se vërtet unë mund të jem aktor i dorës së dytë, por mbi të gjitha jam qytetar. Dua t’i them kryeministrit se unë kam çmim të barabartë me Pikason, Salvatoren, Tornatoren, etj. Ndërsa kryeministri të merr nëpër këmbë. Çdo qytetar, qoftë dhe ai që lyen këpucët në rrugë apo që punon në fabrikë, ka dinjitetin e tij dhe duhet respektuar. Ky është turp i madh, që na drejtojnë disa njerëz që janë të pacipë, të paskrupullt. Edhe nëse nesër dikush merr nëpër gojë familjen e Edi Ramës, do të jem kundër kësaj gjëje. Ai mund të jetë kryeministër, por nuk është padron as i Shqipërisë, as i joni”, tha Budina me tone të ashpra.

A i janë nënshtruar testit të COVID anëtarët e Aleancës për Teatrin?

Me ç’di unë jo, se nuk kanë asnjë arsye të bëjnë tamponin, pasi nuk kanë asnjë shenjë. Përderisa nuk kam dhe unë, që isha në kontakt direkt me një njeri të sëmurë, atëherë ata nuk kanë arsye pse të bëjnë tamponin.

Edmond Budina frike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.