Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akte seksuale nga tranvestitët në Tiranë, banorët mbyllin hyrjet e pallatit me dyer

20:54 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto kryesore1523553968 1523555418 5685549
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prostitucioni vijon të jetë një problem shqetësues në Tiranë. Nga një vëzhgim i Ora News konstatohet se në orët e mesnatës, rrugët afër qendrës janë të mbushura me persona të cilët shesin trupin kundrejt një shume parash.

Prezenca e tyre por edhe shfrytëzimi i ambjenteve publike është bërë shkak që vetë banorët të bëhen mbrojtës të pronës së tyre.

“Të nderuar banorë, mos e fikni dritën gjatë orëve të mbrëmjes pasi hyrja jonë për shkak të errësirës bëhet vatër për konsumim aktesh seksuale nga transvestitë. Ju faleminderit për mirëkuptimin”

Ky njoftim është shpërndarë në disa prej pallateve në qendër të Tiranës ku banorët kanë shprehur shqetësimin se hyrjet e banesave të tyre po shfrytëzohen për kryerjen e akteve seksuale nga tranvestitët.

Si zgjidhje për ti larguar nga ambjentet e pallatit, banorët kanë gjetur vendosjen e dyerve të posaçme, ku secili prej tyre ka një çelës.

Shqetësim për ta mbetet edhe sjellja e cila shfaqet teksa i filmon.

“Për Zotin e di çfarë ju bëj!”

Masat e policisë duket se janë të pakta edhe pse ushtrimi i prostitucionit është i ndaluar me ligj.

Për Ora News, forcat e rendit shprehen se përgjatë janarit nuk ka pasur denoncime në polici për raste të tilla ndaj dhe nuk ka shoqërime apo ndalime për këtë veprimtari të paligjshme.

Megjithatë gjatë vitit të kaluar nga policia e Tiranës janë realizuar katër operacione kundër prostitucionit në ngarkim të 33 personave, mes tyre 5 të arrestuar dhe të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Prostitucioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.