Gazetari Berat Buzhala ka rezultuar pozitiv me koronavirus. E ka pranuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale teksa thotë se ka pak shenja dhe se kolegu i tij Leonard Kerquki me të cilin rri “non stop” është negativ.
“Megjithate kjo ditë nuk paska qenë e duhur për presidentët. Sot e kam kry një test në QKUK dhe kam dalë pozitiv, pra e kam virusin e njohur si Covid 19. Në anën tjetër Leonard Kërquki që rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij vírusi qenka interesant. Qekaq.
Ka mundesi që krejt kemi me kalu kah ky viran. E di që ju intereson: temperature dje kam pas ma shumë, edhe ethe. Sot ma pak temperaturë e ma pak ethe. Nyjet nuk po më dhamin, erërat po i ni hala etj. etj. Megjithate e ftoj publikun që të mos e zhvendosë vëmendjen prej ngjarjeve politike”, shkruan Buzhala në Facebook.
