Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hoti bojkoton takimin me Vuçiç në SHBA, kthehet në Prishtinë

11:09 / June 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avdullah hoti premier kosovo 696x370 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, i duhet të kthehet që të merret me situatën.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Hoti.

Një ditë më parë Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin, duke detyruar presidentin e Kosoves te bojkotoje takimin e Uashingtonit. Dy drejtuesit e PDK-asë akuzohen për krime lufte, vrasje te paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ndërkohë në reagimin e saj, Qeveria e Kosovës ka theksuar se askush nuk mund të cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndodhi dy herë, nuk mund ta duroj më”, Melania bën xhiron e rrjetit, eksperti i leximit të buzëve zbulon çfarë i tha Trumpit gjatë aktivitetit në Uashington

19:01 / August 24, 2026

Franca miraton ligjin, ndalon telefonat celularë në të gjitha shkollat e mesme nga shtatori

18:20 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.