Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Aktivistja serbe: Marrëveshja Thaçi-Vuçiç në fund të shkurtit, taksa hiqet javën tjetër

22:10 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën, Rada Trajkoviç, deklaron se javën e ardhshme pritet që të pezullohet taksa e Kosovës ndaj gjitha mallrave serbe, si dhe pritet që në fund të shkurtit do të nënshkruhet marrëveshja me tre pika mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas informacioneve që Trajkoviç posedon, një nga pikat e marrëveshjes do të jetë se Serbia nuk ka asgjë kundër që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.

‘Serbët, veçanërisht ata në enklava, janë shumë të frikësuar për të ardhmen e tyre, për atë që po ndodh momentalisht në Prishtinë e që janë biseda aktive dhe presione që vijnë nga sekretari John Bolton ndaj Thaçit, Haradinajt dhe paralelisht ndaj kryeministrit Rama në Shqipëri’, është shprehur Trajkoviç, duke shtuar se javën e ardhshme do të pezullohet taksa ndaj Serbisë dhe anëtarët e Qeverisë do ta mbivotojnë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, Trajkoviç ka shpjeguar edhe situatën në të cilën do të gjendet kryeministri Haradinaj i cili nuk do të heqë dorë nga taksa sipas saj.

‘Ai (Haradinaj) do t’i qëndrojë prapa taksës, por nuk do të ketë zgjedhje, por në këtë mënyrë me mbivotim, Ramush Haradinaj do të shpëtojë veten dhe koalicionin e tij qeverisës’, është shprehur kryetarja e Lëvizjes europiane për Kosovën.

Trajkoviç gjithashtu është shprehur se Beogradi praktikisht e ka pranuar që Ushtria e Kosovës është një nga elementet kryesore të sovranitetit të Kosovës.

Ajo ka shtuar gjithashtu se “nga ana tjetër, Serbia ka një marrëveshje të ngjashme se forcat ushtarake nuk mund të hyjnë në veri pa miratimin e KFOR-it, kështu kjo jep ndjenjën se veriu do të përcaktohet nga marrëveshja e Thaçit me Vuçiçin në shkurt.

Aleksandar Vuçiç. mogherini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.