E ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, politikania Alma Lama tha se dialogu ka marrë një goditje fatale dhe nuk beson se është rastësi që 2 ditë para takimit të Uashingtonit vjen një akuzë e tillë.
Alma Lama theksoi se: “Dialogu ka marrë një goditje fatale dhe nuk besoj se është rastësi që 2 ditë para takimit të Uashingtonit. Unë nuk kam fakte, por e mbështes në kuptimin se nuk është i mirëargumentuar, ku thuhet se ka pasur përpjekje nga Thaci dhe Veseli për bllokuar procesin e hetimeve të gjykatës speciale. Ka pasur përpjekje, por këto kanë qenë qysh në vitin 2018, por janë zhbërë nga SHBA dhe vendet e QUINT-it.”