Një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte.
Policia bën të ditur se sipas familjarëve, ajo është hedhur vetë nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni.
NJOFTIMI
Fier
Informacion paraprak
Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
