Epidemiologu shtetëror i Suedisë ka reaguar lidhur me deklaratën e OBSH se dhe ky shtet futet në ato vende ku virusi po ringjallet, duke u shprehur se ka keqinterpretuar të dhënat.
Anders Tegnell duke folur për televizionin suedez tha se rastet e infeksionit po rriten për shkak të rritjes së numrit të testimeve duke thënë se të gjitha vendet janë në fillim të epidemisë.
Suedia ka pasur qasje të një tjetër lloji ndryshe nga vendet e tjera evropiane, duke mos u vetëizoluar. Një studim norvegjez thotë se nuk rritet rreziku i infektimit në palestra dhe qendra fitnesi nëse ruhet distanca dhe mbahet higjiena.
Ndërkaq, Portugalia do të vendosë një bllokim nga 1 korriku në disa pjesë të Lisbonës, për shkak të niveleve të larta të infeksionit. Banorët në 19 lagje do të duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe duhet të dalin vetëm nëse do të jetë e nevojshme.
Irlanda do të hyjë në fazën e tretë të heqjes së bllokimeve të hënën. Kishat, kinematë, kafenetë dhe restorantet do të rihapen ndërkohë që një karantinë 140ditore do të hiqet për vizitorët që vijnë nga “lista e gjelbër” e vendeve nga 9 korriku.
