Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë” /Cakaj përplaset me Daçiç në Rumani: Edhe ti je nga Prizreni

08:40 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cakaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhja e Gent Cakaj si zv/ ministër i Jashtëm i Shqipërisë nuk ka kaluar pa shqetësuar edhe vendet e tjera të rajonit. I pranishëm në në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Bukuresht në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së, Gent Cakaj është përballur në takimin e tij të parë me ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, i cili nuk ka mundur të mos e shigjetojë zv.ministrin shqiptar që vjen nga Kosova.

Meqënëse në takim përveç tij ishte dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, Daçiç në përpjekje për të vënë në pozita të vështira Cakajn përballë liderëve europianë, ka shprehur shqetësim përse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë.

“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiç.

Por nisur nga fakti që Daçiç është nga Prizreni, Cakaj i ka kujtuar se duhej të ishte skandalizuar më herët.

“Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”, i tha Cakaj-Daçiç.

dacic Gent Cakaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.